Irani raportoi se është goditur baza e Netanyahut, vjen reagimi nga Izraeli

Izraeli ka reaguar pas deklaratave nga ushtria Iraniane, se është sulmuar zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

The Times of Izrael raporton se si kipasojë e sulmeve nuk ka asnjë person të plagosur.

Garda Revolucionare Iraniane deklaroi më parë se sulmi i tyre i fundit me raketa shënjestroi zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore Izraelite.

“Zyra e kryeministrit kriminel të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore të regjimit u sulmuan dhe u dëmtuan rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa Khyber në valën e dhjetë. Tani, fati i Kryeministrit të regjimit sionist është në një re pasigurie”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim./The Times of Izrael

Leave a comment

Swipe Up Reload

Lajmet

Scroll poshtë dhe provo swipe në footer 👇

⬆️ Tërhiqe lart për rifreskim