Gjatë intervistës së zhvilluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, në emisionin special, Big Brother VIP Radio, Brikena i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Selin Bollati në lidhje me vazhdimësinë e marrëdhënien së saj me Mirin, pas krisjes gjatë ditëve të fundit, ku janë përfshirë në debate të forta duke sjellë fundin e marrëdhënies së tyre në lojë.
Ti si Selin, pas krisjes me Mirin, ja kishe lejuar vetes me kriju një aleancë apo shoqëri në lojë me Mirin pas asaj që pamë mbrëmë?
-pyeti Brikena.
Selin iu përgjigj me qartësi dhe maturi:
Që nga fillesa e debatit tonë, mbaroi i gjithë debati, u tha çfarë ishte për t’u thënë… Pavarësisht të gjithë debatit dhe ndarjes sonë në lojë, unë si Selin gëzoj respekt maksimal për atë Mir që kam njohur nga ana njerëzore dhe ‘kujdesin’ që ka treguar kundrejt meje për temat tona personale. Në lojë nuk do të ketë një rikthim, sepse kjo përveçse do të ishte penalizim i hapur për mua si lojtare, nuk e shikoj më si një aleat të mundshëm…
Deklarata e Selin tregon qartësinë e saj dhe vendosmërinë për të ruajtur linjën personale në lojë, edhe pse marrëdhënia me Mirin ka kaluar periudha sfiduese.