I mori secilit 2500 euro! U kap duke transportuar emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja (EMRI)

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke vënë në pranga një 35-vjeçare të dyshuar për trafikim të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në pranga u vu Elsona Çoba, 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë. Ajo u kap në flagrancë në afërsi të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e saj tip “BMW” pesë emigrantë, të cilët dyshohet se i kishte marrë në Vorë.

Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçarja u kishte marrë secilit prej emigrantëve nga 2 500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Automjeti i përdorur për transportin u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Leave a comment