Tragjedi në Itali! 32-vjeçari shqiptar humb jetën pas një parakalimi fatal

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në provincën e Bolonjës, ku ka humbur jetën 32-vjeçari shqiptar Leonard Fjora, banues në Marzabotto.

Sipas policisë, Fjora po drejtonte një Volkswagen Lupo, kur parpitur hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion mbeturinash.

Pas përplasjes së fortë, automjeti i 32-vjeçarit u përfshi nga flakët, ndërsa i riu nuk arriti që të dilte.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve të Casalecchio-s, aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të një parakalimi të rrezikshëm nga ana e Fjorës.

Hetimet për aksidentin vijojnë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment