U nxori armën qytetarëve gjatë sherrit në Tiranë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë (EMRI)

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me sherrin e ndodhur një ditë më parë në zonën e Laprakës, pranë pallateve malajziane. Gjatë konfliktit, punonjësi i policisë Fabiol Hasaj, me gradën Nënkomisar, dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas, në prani edhe të qytetarëve të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar, arma e shërbimit e punonjësit të policisë, pistoletë tip “TT”, është bllokuar menjëherë për nevoja hetimore. Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra Nënkomisar Hasajn dhe ka nisur ndaj tij hetim disiplinor për shkelje të rënda të etikës dhe detyrës.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprimet procedurale dhe hetimore, duke referuar materialet në Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për veprën penale “kanosja”, ndërsa autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet me prioritet dhe në përputhje me ligjin.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment