“O k*** e m*tit. O lëngaraq!”- Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute!

Banorë të lagjeve 7 dhe 8 në Durrës kanë protestuar sot para Bashkia e Durrësit, kundër shpronësimeve që do të kryhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga”. Protesta u zhvillua paralelisht me mbledhjen e Këshilli Bashkiak i Durrësit, ku në rendin e ditës ishte pikërisht miratimi i shpronësimeve për ndërtimin e unazës.

Situata u tensionua para nisjes së mbledhjes, ku banorët u përplasën verbalisht me zyrtarë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke kërkuar llogari për vendimin që parashikon shembjen e banesave të tyre. Përplasjet vijuan edhe në hyrje të bashkisë, ku ndërhyri policia bashkiake për të bllokuar hyrjen e protestuesve në ambientet e institucionit.Nga sheshi para bashkisë, banorët i bënë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako që t’u hapte derën për të marrë pjesë në mbledhje dhe për t’u dhënë shpjegime. Ata deklaruan për mediat se nuk ishin njoftuar paraprakisht për prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, duke theksuar se me shumën e ofruar është e pamundur të blejnë një banesë tjetër.

Sipas bashkisë, është miratuar në parim fondi financiar prej 867.776.164 lekësh për shpronësimin e pasurive private të prekura nga investimi publik. Janë evidentuar gjithsej 131 pronarë, privatë dhe shtetërorë, për të cilët është përcaktuar vlera e shpronësimit, ndërsa banorët kërkojnë që më parë t’u sigurohet strehim alternativ përpara shembjes së banesave.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment