“Muaji shkurt i ngrohtë por me rebeshe”/ Meteorologia tregon se kur do përmirësohet moti

E ftuar në një studio televizive, meteorologia Lajda Porja ka dhënë detaje mbi situatën meteorologjike në Shqipëri, duke theksuar se reshjet e shiut do të vijojnë gjatë gjithë muajit shkurt. Sipas saj, muaji do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me temperatura relativisht të larta për stinën, por të shoqëruara me reshje dhe rebeshe të shpeshta.

Porja sqaroi se ditët në vijim do të mbeten problematike, me reshje më të dendura sidomos nga e mërkura pasdite dhe gjatë së enjtes e së premtes. Edhe fundjava pritet të jetë e paqëndrueshme, ndërsa ditët më të rrezikuara për reshje intensive do të jenë e mërkura dhe e diela. Ajo paralajmëroi gjithashtu stuhi të forta ere përgjatë bregdetit, që mund të sjellin vështirësi në trafikun detar.

Sipas meteorologes, zonat më të prekura nga reshjet e shiut do të jenë Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si dhe jugu i vendit përfshirë Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë. Temperaturat minimale do të jenë rreth 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18–19 gradë. Përmirësimi i motit pritet vetëm në javën e fundit të shkurtit, kur reshjet do të ndërpriten.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment