“Fitova tenderin e telefonave në Top Channel”, vijon saga e mashtrimeve të Elton Tozajt me bizneset dhe qytetarët

Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar denoncime të reja ndaj Elton Tozaj, ish-banor i Big Brother Albania, i cili dyshohet se ka mashtruar biznese dhe qytetarë duke u hequr si punonjës i Top Channel. Sipas emisionit, ai ka marrë para dhe pajisje elektronike, duke pretenduar rrejshëm se kishte fituar tenderë për telefona dhe se kishte lidhje me drejtuesit e televizionit.

Një nga rastet më të rënda është ai në Korçë, ku Tozaj i ka marrë një biznesi tre telefona “iPhone 17 Pro Max” me vlerë rreth 5.200 euro. Pronari ka deklaruar se, pavarësisht premtimeve dhe ballafaqimit në polici, nuk ka marrë asnjë pagesë, duke hedhur poshtë pretendimet e Tozajt se i kishte shlyer detyrimet financiare.

Fiks Fare ka siguruar edhe një vendim gjykate të vitit 2025, ku Tozaj është dënuar me 6 muaj burg për mashtrim, ndërsa denoncimet ndaj tij vijojnë të shtohen. Një qytetare tjetër pretendon se ai i ka marrë 430 euro dhe dy telefona të shtrenjtë, pa ia kthyer as paratë dhe as mallin, duke përdorur të njëjtën skemë mashtrimi me premtime të rreme dhe justifikime të përsëritura.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment