EMRI/ Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës! Sherri nisi për…

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta. Duke folur në emisionin Breaking në Top News, ajo bëri të ditur se është identifikuar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas Hoxhës, një nga personat që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj avokatit është Skerdilajd Xhindi, ndërsa personi i dytë ende nuk është identifikuar. Të dy janë shpallur në kërkim dhe policia po vijon hetimet, pavarësisht se janë këqyrur kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.

Paraprakisht, hetimet tregojnë se konflikti mund të ketë nisur për shkak të një vendi parkimi, por sipas gazetares nuk përjashtohen edhe pista të tjera që mund të lidhen me detyrën profesionale të avokatit Cakrani. Ajo sqaroi se avokati është sulmuar me mjete të forta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personit të dytë të përfshirë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment