Brukseli ‘godet’ qeverinë, Gjermania drejt “shuplakës” ndaj Ramës dhe Ballukut

Një media e njohur investigative europiane, me qendër në Holandë, publikoi së fundmi një shkrim alarmues ku thuhej se narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama po përbën rrezik për Europën, ndërsa Brukseli po mbyll sytë. Artikulli u publikua pak para vizitës së Ramës në Holandë, ku ai zhvilloi një takim me kryeministrin në detyrë, duke ringjallur diskutimet për një veto të mundshme holandeze ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas burimeve politike, shqetësimi më i madh për mazhorancën nuk ishte Holanda, por sinjalet e forta që erdhën nga Gjermania, një nga mbështetëset kryesore të integrimit të Shqipërisë. Mesazhi nga Berlini ishte i prerë: nuk do të ketë më tolerime, madje në tryezë nuk ishte më vetëm bllokimi i negociatave, por edhe rreziku i një zhbërjeje të procesit të integrimit, një sinjal i paprecedent për Tiranën zyrtare.

Ky alarm bëri që presidenti i Këshilli Europian, Antonio Costa, të thërriste Ramën në një takim urgjent, i cili raportohet se u zhvillua në formën e një darke informale. Edhe pse pa detaje zyrtare, mesazhi i Brukselit dhe Berlinit ishte i qartë, ndërsa qëndrimi publik i Ramës u interpretua si një sinjal se fati personal dhe politik po vendoset mbi prioritetin e integrimit europian.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment