Berisha thirrje policisë një ditë para protestës: Bashkohuni me ne në kryengritjen paqësore, të largojmë qeverinë

Një ditë para protestës së paralajmëruar në Tiranë, Sali Berisha u ka bërë thirrje publike forcave të rendit që t’i bashkohen asaj që kreu i Partia Demokratike e cilëson si “kryengritje paqësore” për rrëzimin e qeverisë. Gjatë deklaratës së tij, Berisha u drejtua drejtpërdrejt policëve, duke u kërkuar që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të protestojnë, sipas tij, në interes të familjeve dhe të gjithë shqiptarëve.

“U bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, me të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, deklaroi Berisha, duke e konsideruar protestën si një moment kyç për ndryshim politik dhe shoqëror në vend.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke i ftuar qytetarët dhe strukturat e rendit që, sipas tij, të “shporrin” pushtetin aktual dhe të rikthejnë lirinë dhe rrugën drejt integrimit evropian. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, duke e quajtur atë “kryengritje paqësore të fitores për Europën”.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment