Si do të ndryshojnë pagat në shëndetësi, nga vjetërisa e punës tek shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë të re ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor. Vendimi parashikon rritje të pagës bazë, riformulim të shtesës për vjetërsi, si dhe përmirësim të kompensimeve për urgjencat, shërbimet kritike dhe punën larg vendbanimit. Po ashtu, përfshihet indeksimi vjetor i pagave me 2.5% për vitin 2026, në kuadër të politikës së përgjithshme të pagave në sektorin publik.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së shtesës për vjetërsi në punë, e cila tashmë do të bazohet mbi pagën e pozicionit. Shtesa do të rritet progresivisht me 0.6% për çdo vit pune deri në 10 vite, 0.8% për 20 vite dhe 1% për 30 vite shërbim. Vendimi synon të vlerësojë përvojën profesionale dhe qëndrueshmërinë e punonjësve në sistemin shëndetësor publik.

Paketa përfshin edhe shtesa mujore për shërbimet më të ngarkuara, ku mjekët e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, aksidenteve cerebrale dhe neonatologjisë do të përfitojnë 18 mijë lekë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët 12 mijë lekë. Rriten gjithashtu pagesat për shërbimet e urgjencës dhe rojës, si dhe rikonfirmohet kompensimi për punën larg vendbanimit. Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2026 dhe zbatohet në të gjitha institucionet shëndetësore publike, në varësi të Ministria e Shëndetësisë dhe strukturave të tjera shtetërore.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment