Nga radhët e PD te emërimi nga Edi Rama: Dash Sula merr postin e ri

Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke pasuar në këtë post Shkëlqim Hajdarin. Në fjalën e tij të parë, Sula e cilësoi këtë moment si të veçantë dhe një sfidë të rëndësishme personale e profesionale, ndërsa shprehu mirënjohje për punën e paraardhësit dhe për kontributin e stafit ndër vite, duke premtuar përkushtim maksimal në ushtrimin e detyrës.
Ai theksoi se zbatimi i ligjit dhe përgjegjësia individuale do të jenë në qendër të punës së tij, duke nënvizuar se çdo person që kryen një funksion do të jetë në raport të drejtpërdrejtë me Kryeinspektorin. Sula garantoi se do të jetë i angazhuar maksimalisht, si në aspektin formal të orarit të punës ashtu edhe për çdo problem apo informacion që kërkon ndërhyrje, duke theksuar se do të jetë i disponueshëm 24 orë në ditë.
Ish-deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se bashkëpunimi me qeverinë do të zhvillohet në kushte maksimale. Ai kujtoi se me kryeministrin Edi Rama dhe ministren, ish-kolegë në Kuvend, kanë qenë shpesh përballë njëri-tjetrit politikisht, por kurrë si armiq. Sipas Sulës, kjo detyrë nuk është një privilegj, por një përgjegjësi e madhe dhe një “dorashkë e hedhur” për të çuar përpara misionin në shërbim të Shqipërisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment