I FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku socialist

Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, është vetëdorëzuar pranë Policia e Durrësit, vetëm pak orë pasi u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Apeli e shpalli fajtor Memollën për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022, duke e dënuar me një vit burgim, vendim i formës së prerë dhe menjëherë i ekzekutueshëm.

Përveç dënimit me burg, Apeli i Posaçëm vendosi ndaj kryebashkiakut socialist edhe një dënim plotësues prej pesë vitesh ndalim për ushtrimin e funksioneve publike. Memolla nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore, ndërsa vetëdorëzimi i tij shmangu ndërhyrjen e policisë për arrestim të detyruar.

Në të njëjtën çështje, Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me nga një vit burg secili, ndërsa për Isuf Toskun gjykata vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove. Vendimet u shpallën këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm.

Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Edvin Kondili, Memolla ka ndërhyrë pranë punonjësve të OSHEE për të mos ndërprerë energjinë elektrike për disa subjekte, në këmbim të votave në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Hetimi e konsideroi këtë veprim si përdorim të funksionit publik për përfitime elektorale.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment