Vdekja e vogëlushit Brian Spahiu, Prokuroria mbyll hetimet, në gjyq 7 persona! Mjeku Ilir Xhaxho dhe e bija Ina Xhaxho akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe mashtrim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vdekjen e vogëlushit Brian Spahiu pas një ndërhyrjeje dentare dhe ka dërguar në gjyq 7 persona, mes tyre mjekun Roland Xhaxho dhe bijën e tij, Ina Xhaxho. I mituri, 3 vjeç, iu nënshtrua në shtator një procedure për 14 dhëmbë tek Klinika “Splendent”. Pas ndërhyrjes ai u dërgua në Spitalin Pediatrik, ku zhvilloi koma dhe insuficiencë respiratore, duke ndërruar jetë më 1 tetor 2023.

Hetimi dhe ekspertizat mjekoligjore, përfshirë ekspertë italianë, zbuluan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore. Përfshirë mosverifikimin e gjendjes klinike para operacionit, kryerjen e një ndërhyrjeje më të gjerë se sa lejohej për moshën e fëmijës dhe mbajtjen e tij nën anestezi për rreth 5 orë. Gjithashtu, nxjerrja nga spitali u krye në mënyrë të papërshtatshme, duke rritur rreziqet për të miturin.

Hetimi zbuloi edhe mashtrim ndaj prindërve, pasi disa dhëmbë nuk u mbushën siç ishte paguar, si dhe ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm nga stomatologia I.Xh. Për shkelje janë vënë nën hetim edhe mjekët roje në spital dhe ekspertët e autopsisë. Sipas ekspertëve, veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve R.Xh., I.Xh. dhe M.G. lidhen drejtpërdrejt me shkakun kryesor të vdekjes së vogëlushit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment