“Balluku i ka kontaktuar personalisht”/ Trondit gazetarja: Anëtarë të GJK janë kërcënuar, mund të kemi goditje nga SPAK

Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot vendimin lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-kushtetuese të masës së sigurisë “pezullim nga detyra”. Deklaratat e fundit në media kanë bërë me dije se vendimi mund të jetë i kontestuar dhe disa anëtarë të Kushtetueses janë nën presion të jashtëm. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas burimeve, ka kontaktuar disa anëtarë për të influencuar votat e tyre.

Sipas informatave, ka anëtarë të Kushtetueses që kanë rezistuar këtyre presioneve, por prania e ndërhyrjeve dhe kërcënimeve nuk mund të përjashtohet. Në rast se vendimi do të jetë pro Ballukut, pritet që SPAK të ndërmarrë veprime ndaj Gjykatës. Gazetarja e ftuar në emision theksoi se disa anëtarë monitorohen nga ndërkombëtarët për veprime abuzive me politikën dhe për kompromentim të votës.

Ajo shtoi se vendimi mund të përfundojë edhe me barazim votash, duke bërë që situata të jetë e paqartë. Pjesë e shqetësimit është se disa anëtarë të Kushtetueses mund të jenë blerë nga politika për të dhënë vendime. Ky skenar i mundshëm nxit dyshime mbi pavarësinë e Gjykatës dhe rrit tensionin mbi institucionet e drejtësisë në vend.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment