Skandali/ Bankers Petroleum zhduku 12 mln dollarë në një llogari të fshehtë muajin e kaluar

Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum dërgoi dy ngarkesa nafte nga fusha e Patos-Marinzës përmes portit të Vlorës. Anijet përmbanin mbi 200 mijë fuçi naftë dhe u shitën përmes kompanisë italiane Mercuria. Vlera e marrëveshjes ishte rreth 12 milionë dollarë, por paratë nuk mbërritën në Shqipëri ose në llogarinë e kompanisë në Vjenë. Shuma u zhduk në një llogari të fshehtë, vendndodhja e së cilës nuk dihet.

Skandali u zbulua kur punonjësit kërkuan dokumentacion për të kontabilizuar transaksionin. Brokeri italian deklaroi se paratë ishin dërguar në një llogari të caktuar nga drejtuesit kinezë të Bankers në Fier. Hapja e llogarive jashtë vendit lejohet nga koncesioni, por duhet të raportohen pranë AKBN-së dhe autoriteteve fiskale. Llogaria sekrete pengon verifikimin e shtetit dhe shkel marrëveshjen e koncesionit.

Veprimi i kompanisë është konsideruar praktikisht i paligjshëm dhe i papërgjegjshëm financiarisht. Paratë e eksportit mund të fsheheshin dhe përdoren pa transparencë, duke cenuar interesin e shtetit. Kjo ndodhi ndërkohë që Bankers ishte nën hetim nga SPAK për borxhe dhe shkelje ligjore. Deri tani nuk dihet nëse autoritetet kanë identifikuar shumën prej 12 milionë eurosh të zhdukur.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment