Moti i keq! Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i dheut dhe gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë!

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore. Reshjet vijuan deri në orët e para të mëngjesit të së enjte, kur u ndërprenë gradualisht. Si pasojë, në disa akse u regjistruan rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, sidomos në zonat me terren të thyer. Segmenti më problematik ishte Kukës–Bushtricë, ku lëvizja e automjeteve u vështirësua përkohësisht.

Menjëherë pas sinjalizimeve, subjektet kontraktore të mirëmbajtjes rrugore ndërhynë me mjete dhe forca pune për pastrimin e rrugëve. Pas ndërhyrjes, aksin Kukës–Peshkopi e bëjnë të qarkullueshëm normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar. Nuk u raportuan dëme në banesa ose infrastrukturë publike, ndërsa furnizimi me energji elektrike vijon normalisht. Struktura vendore dhe shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri për monitorimin e situatës.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të ndjekin informacionet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në akset malore. Intervenimet e shpejta dhe monitorimi i situatës nga strukturat e emergjencës kanë parandaluar incidente më të rënda. Aktualisht, situata po stabilizohet gradualisht, ndërsa reshjet janë ndërprerë. Qytetarët këshillohen të jenë të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi të motit në orët në vijim.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment