Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri .
Lajini specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër.
Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape.