Familja Kola u shua në Itali, flasin fqinjët në Peqin: Tragjedi e madhe! Ishin njerëz punëtorë, të rregullt e të respektuar

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është tronditur nga vdekja e 4 anëtarëve të familjes Kola në Itali, pas helmimit me monoksid karboni në banesën e tyre. Fqinjët rrëfejnë se familja kishte emigruar prej tre vitesh, ndërsa më parë kishte punuar në Greqi për sezonin. Ata e përshkruajnë familjen si punëtore, të rregullt dhe të mrekullueshme, ndërsa tragjedia ka lënë gjithë fshatin në zi. Kujtimet nga festa e ndërrimit të viteve, buzëqeshjet dhe shpresat e tyre për të ardhmen, sot janë kthyer në plagë të hapura.

Banorët tregojnë se Arti Kola, kryefamiljari, ishte jetim dhe se kishte humbur të atin në moshë të re. Ata e konsiderojnë ngjarjen si një plagë të emigracionit, duke theksuar sakrificat e familjeve që largohen për punë jashtë vendit. Fqinjët shprehin keqardhje të thellë dhe thonë se nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen. Sipas tyre, kjo ishte një familje shembullore, që gjithmonë kujdesej për punën dhe jetën e vet.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 shkurtit në banesën trekatëshe të familjes, ku dyshohet se anëtarët u helmuan nga rrjedhja e monoksidit të karbonit nga pajisja e ngrohjes. Viktimat janë identifikuar si Arti 48 vjeç, Jonida 42 vjeçe dhe dy fëmijët, Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç. Alarmi u dha nga vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Ata u detyruan të thyejnë derën për të gjetur trupat, pasi nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment