DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

Qeveria ka publikuar draftin final të ligjit për Amnistinë Penale, që përcakton kush mund të përjashtohet nga vuajtja e dënimit. Nga amnistia përfitojnë burrat me deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite, si dhe të moshuarit dhe të rinjtë që kanë qenë të mitur në momentin e kryerjes së veprës. Përjashtohen ata që i janë shmangur drejtësisë ose gjykohen nga GJKKO. Drafti nuk përfshin krime të rënda si vrasjet me dashje, krimet kundër njerëzimit, seksualitetit apo korrupsionit.

Për personat që nuk përjashtohen nga amnistia, parashikohet ulje e dënimit: 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit dhe 1 vit për burrat. Nuk përfshihen dënimet me burgim të përjetshëm dhe krimet e rënda seksuale ose ato të kryera nga organizata kriminale. Sipas të dhënave, mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë, përfshirë 7,700 për drejtim të parregullt të automjeteve. Rreth 380 të dënuar do të lirohen dhe 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, deklaroi se paraburgimi nuk duhet të aplikohet për veprat penale me dënim deri në 2 vite, ndërsa për vepra më të rënda do të vendoset rast pas rasti. Drafti aktual nuk parashikon ndryshime të veçanta për këtë çështje. Kritikat e kryeministrit Edi Rama mund të sjellin modifikime të mëtejshme ligjore. Qeveria synon të lehtësojë barrën për të dënuarit pa rrezik për sigurinë publike.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment