Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, ku një oficer i lartë i Forcave Ajrore, rreth 50 vjeç, u arrestua për mbledhje dhe transmetim të informacioneve sekrete tek Kina. Oficeri kishte akses në plane të klasifikuara të NATO-s, kritike për sigurinë kombëtare dhe aleancën euroatlantike. Arrestimi ndodhi brenda njësisë ku shërbente, pak para se të dorëzonte një sasi të dhënash të ndjeshme. Rasti ka ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit ushtarak.
Oficeri punonte në Grupin e 128-të të Trajnimit të Telekomunikacionit dhe Elektronikës, një pozicion kyç që i mundësonte akses të drejtpërdrejtë në informacione konfidenciale. Ai akuzohet për “mbledhje dhe transmetim të informacioneve sekrete me rëndësi ushtarake tek palët e treta”, një shkelje e rëndë e Kodit Penal Ushtarak. Hetimet zbuluan se ai ishte nën mbikëqyrje të rreptë nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Greke për rreth një muaj. Gjatë kësaj periudhe u mbollën prova të forta që çuan në ndërhyrjen e menjëhershme.
Sipas mediave greke, oficeri përdorte aplikacionin e koduar Signal për të komunikuar dhe fshinte mesazhet për të fshehur gjurmët. Arrestimi u krye në një operacion të planifikuar me prokuror, agjentë NIS dhe oficerë të kundërzbulimit. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar të tjerë të përfshirë. Shtabi i Përgjshëm i Mbrojtjes Greke konfirmoi arrestimin dhe e konsideroi rastin si kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.