Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon! Ja si duhet të veproni

Gjatë stinës së virozave dhe gripit, shumë prindër përballen me rritjen e temperaturës te fëmijët e vegjël. Sipas pediatres Zerina Sheme, temperatura është një reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve dhe nuk duhet parë menjëherë si diçka alarmante, por duhet monitoruar me kujdes. Ajo thekson se kompresat, ajrosja e ambientit dhe veshja e lehtë ndihmojnë në uljen e temperaturës, ndërsa dushi nuk rekomandohet. Gjithashtu, dhënia e lëngjeve është thelbësore për të shmangur dehidratimin dhe për të mbajtur fëmijën të hidratuar.

Sheme shpjegon se kompresat mund të vendosen në duar, këmbë dhe ballë, ndërsa banjat e pjesshme varen nga reagimi i fëmijës. Ambienti duhet të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, duke shmangur avujt e gjellës, tym duhani dhe kondicionerin gjithë ditën ndezur. Disa fëmijë mund të kenë dridhura ose të ftohen duart e këmbët gjatë temperaturës së lartë, ndaj banjat dhe kompresat e pjesshme janë më të sigurta. Veshja e lehtë dhe heqja e batanijeve të tepërta ndihmon gjithashtu në rregullimin e temperaturës trupore.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Pediatrja shton se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave alarmante si letargjia, mungesa e urinimit për disa orë ose shfaqja e konvulsioneve, kur duhet ndërhyrje mjekësore e menjëhershme. Antibiotikët nuk rekomandohen për virozat, të cilat menaxhohen me antipiretikë si paracetamoli dhe dhënie të bollshme lëngjesh. Ushqimi duhet të jetë i lehtë, kryesisht supa me perime, ndërsa ushqimet me proteina këshillohet të kufizohen gjatë temperaturës së lartë. Konsultimi me mjekun e familjes mbetet hapi më i sigurt për shëndetin e fëmijës.

Leave a comment