“Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si parti politike”- Debati për rritjen e pagave, Rama: Përpjekja e tyre e pa pranueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke kundërshtuar ashpër iniciativën e tyre për t’i rritur pagat përmes vendimeve gjyqësore.Rama e cilësoi këtë përpjekje si të pajustifikueshme dhe të papranueshme, duke theksuar se qeveria dhe parlamenti janë palë në proces dhe kanë të drejtë të flasin publikisht për mbrojtjen e interesit publik.

Sipas tij, Shoqata e Gjyqtarëve po përdor një gjuhë politike, të papërshtatshme për një pushtet që duhet të arbitrojë dhe jo të sillet si palë.“Befas shfaqen si parti politike. Arbitri nuk mund të thotë: bilbili është i imi, topi është i imi dhe portën e mbaj unë”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë e quajti reagimin e shoqatës një “tymnajë populiste”, duke i sfiduar hapur:“Nëse e konsideroni veten parti politike, regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj”.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment