Seanca për grupin e Haxhiut, Artan Tafani përplaset me të akuzuarit: Laerti më mori në qafë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijoi këtë të martë procesi gjyqësor në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut, ku fokusi ishte besueshmëria e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani. Avokati Aldo Duro kërkoi që Tafani të nënshtrohet vlerësimit psikologjik, duke ngritur dyshime mbi gjendjen e tij mendore dhe aftësinë për të dhënë dëshmi të besueshme. Ai shtoi se Tafani ka qenë përdorues droge dhe vazhdon trajtimin me metadon, substancë që krijon varësi. Të pandehurit kundërshtuan çdo lidhje me Haxhiun, duke mohuar akuzat dhe duke theksuar se nuk kanë marrëdhënie personale apo profesionale me të.

Gjatë seancës, Tafani dha detaje të rënda lidhur me vrasjen e Fridman Xhaferrit, duke përshkruar momentet e fundit të viktimës dhe mënyrën se si trupi u hodh në ujë. Ai deklaroi se Xhaferri ishte ende gjallë kur u fut për herë të parë në ujë dhe ndërroi jetë më pas pasi u lidh me gurë. Tafani iu drejtua drejtpërdrejt të pandehurve, duke përmendur: “Shoku juaj më mori në qafë mua, Laerti.” Mbrojtja kundërshtoi dëshminë e tij, duke kërkuar që aktet procedurale të shërbejnë vetëm për çështjen aktuale dhe jo për persona jashtë objektit të gjykimit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Pas këshillimit në dhomën e këshillimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve për kundërshtimin e dëshmisë së Tafanit në raport me deklarimet paraprake. Gjykata urdhëroi që të gjitha procesverbalet përkatëse të përfshihen në fashikullin gjyqësor për vlerësimin e besueshmërisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë. Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive në seancat e ardhshme, ndërsa vendimet për çështjet procedurale do të jenë vendimtarë për rrjedhën e gjykimit.

Leave a comment