Qeveria gati Amnistinë Penale, kush del nga burgu dhe uljet e dënimit

Drafti i amnistisë penale parashikon lirimin e menjëhershëm të disa kategori të të burgosurve, përfshirë burrat që kanë mbetur deri në 3 vite burg dhe gratë që kanë mbetur deri në 4 vite burg, përveç disa veprave penale të përjashtuara. Përfitues do të jenë gjithashtu burrat mbi 60 vjeç dhe gratë mbi 50 vjeç, si dhe të rinjtë që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël. Liria e menjëhershme vlen për ata që kanë vendim të formës së prerë dhe për ata që ende kanë mbetur të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit. Kjo masë synon një lehtësim të menjëhershëm për rreth 380 të burgosur.

Përveç lirimit të menjëhershëm, drafti parashikon edhe ulje të dënimit për rreth 1,000 persona të tjerë, ku burrat do të përfitojnë një ulje prej 1 viti, gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë. Përjashtohen personat e dënuar nga GJKKO, ata me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe të dënuarit për krime të rënda si vrasje të funksionarëve publikë, vrasje në familje ose vrasje në rrethana cilësuese. Drafti synon të sigurojë një ekuilibër mes humanizmit, rehabilitimit dhe mbrojtjes së interesit publik.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një tjetër masë parashikon pushimin e ndjekjes penale për rreth 9,000 qytetarë, duke shuar hetimin ose gjykimin për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025, me përjashtim të veprave të rënda dhe kategorive të ndaluara. Nga amnistia përjashtohen gjithashtu 19 kategori të veprave penale, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit, jetës, shëndetit, fëmijëve, zgjedhjeve, autoritetit të shtetit, korrupsionit, dhe krimet që gjykohen nga GJKKO. Të arratisurit dhe ata që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë lehtësim. Ligji bazohet në parimet e humanizmit, edukimit dhe rehabilitimit, duke ruajtur mbrojtjen e interesit publik.

Leave a comment