“Shokues!” – ‘M’u ofruan 150 mijë euro për atentate në Elbasan’! Henrik Hoxhaj rrëfen skemat e vrasjeve me pagesë

Detaje të rënda janë zbardhur gjatë seancës gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”, ku Henrik Hoxhaj ka dhënë dëshmi të hollësishme mbi atentatet me pagesë. Ai ka treguar se Nuredin Dumani i kishte komunikuar “porosi” për eliminimin e Altin Ndocit dhe njërit prej vëllezërve Haxhia. Motivimi ishte dyshimi se këta persona po përpiqeshin t’u atribuonin autorëve vrasjet në Elbasan. Planet për disa atentate u shtynë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe u diskutua edhe një skenar gjatë ceremonive mortore.

Hoxhaj ka përshkruar atentatin ndaj Besmir Haxhiajt, ku ai dhe Dumani ishin ekzekutorët, të armatosur dhe të veshur si OFL. Ai ka rrëfyer ndjekjen e shënjestrave, bllokimin në trafik dhe ndërhyrjen kur arma e Dumanit u bllokua. Pas ngjarjes, Hoxhaj ka përfituar 35 mijë euro, ndërsa armët dhe automjeti u larguan nga shoferi i grupit. Ai ka theksuar se shoferi kishte dhënë deklarime të rreme për të implikuar persona të tjerë sipas udhëzimeve të Dumani-t.

Gjithashtu, Hoxhaj ka zbuluar se lista e atentateve për Elbasanin ishte e gjatë, me pagesa që arrinin deri në 150 mijë euro për disa ekzekutorë. Për një tjetër vrasje, ai ka shërbyer si shofer i ekzekutorit Skerdi Tase, ndërsa automjeti u dogj pas ngjarjes. Dëshmia e tij, edhe pse më parë u hoq statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, pritet të luajë rol kyç në zbardhjen e mekanizmave të vrasjeve me pagesë dhe lidhjeve kriminale të hetuara.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment