“Jeni bërë shërbëtore të Lubi Ballukut”- Berisha-deputetëve të PS: Ju jeni e keqja banale, Rama do ju marrë me vete!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi socialistet si shërbëtore të Belinda Ballukut, duke thënë se po mbrojnë korrupsionin.

Berisha i konsideroi ata si të “keqen banale”, ndërsa për Ramën dhe ministrat, tha se janë “e keqja radikale”.

“Unë fola për të keqen banale, për këta që janë këtu. Kurse ai që është prapa në suitën e tij, ata janë e këqija radikale, Kjo është ligësia më e madhe.

Këta janë njerëzit më të pashpirt, vjedhin të varfrit, qytetarët. (drejtohet nga karriget e ministrave) Këta janë e keqja radikale. Këta janë hajdutë të pashoqë, por ju që i mbroni, ju jeni e keqja banale. Ndaj dhe nuk ka kuptim, unë mund të flisja për Eskobarin e Ballkanit dhe Evropës, Ramaduron. Por e keqja që i bëni ju këtij vendi nuk ka të ndalur. Si morë bëheni shërbëtore të Lubi Ballukut?! Ca i thoni shqiptarëve që do mbrojmë hajduten Balluku. Ju mbroni Ramën, por Rama do ju marrë me vete ju, ju garantoj“, tha Berisha.

Leave a comment