“Krusita i kishte sytë nga unë” – Angelo flet për marrëdhënien me këngëtaren në Big Brother

Angelo Haruni u eliminua gjatë mbrëmjes së të shtunës nga Big Brother VIP Albania 5, duke mbyllur aventurën e tij brenda shtëpisë. Në Fan Club, ai foli për jetën e tij brenda shtëpisë dhe u pyet nga moderatori Kiara Tito për arsyen pse nuk u dashurua gjatë qëndrimit aty. Angelo pranoi se mund të kishte një lidhje të mundshme me Krusitën, por situata brenda shtëpisë e bëri të ndjehej i kufizuar për të nisur diçka.

Ai shtoi se nuk kishte ndonjë lidhje romantike me Selinën, e cila ishte e lidhur me Mirin, ndërsa për Krusitën dhe Xhodin tha se marrëdhënia mes tyre perceptohet më shumë si raport vëlla-motër, edhe pse Krusita kishte treguar interes për të. Angelo theksoi se nuk dëshironte të rrezikonte pozicionin e tij brenda lojës duke nxitur ndonjë histori romantike këtë javë.

Gjithashtu, ai foli edhe për ish-partneren e tij Neadën, duke thënë se një lidhje 3-vjeçare nuk harrohet lehtë dhe ende e ndikon. Ai u shpreh se, për momentin, nuk është e lehtë të flasë me të pas mungesës së komunikimit për një vit, por i kujtoi asaj të shfaqë anën e saj më të mirë dhe të ruajë pozitivitetin në jetën e përditshme.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment