Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së gjyqtarëve për rritje page, duke thënë në një video live në Facebook se ata “janë vetë zot dhe vetë shkop”. Rama theksoi se pagat aktuale të gjyqtarëve janë të njëjta me ato në Greqi dhe më të larta se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar kërkesën për rritje si “absurde”.
Sipas kryeministrit, gjyqtarët kërkojnë rritje nga 1,800 deri në 3,000 euro, përfshirë gjyqtarët e shkallës së parë, të Apelit dhe SPAK, ndërsa kjo iniciativë nuk ka përfshirë SPAK-un, gjë që Rama e vlerësoi. Ai u kujtoi gjyqtarëve se reforma në drejtësi i ka bërë të pavarur dhe të respektuar në vendimmarrje, duke i dhënë paga konkurruese, përjashtuar një rritje të mëtejshme “përjetësisht”.
Rama paralajmëroi gjithashtu se qëndrimi i gjyqtarëve për t’u imponuar mbi parlamentin dhe qeverinë mund të lërë një “njollë të madhe turpi” për vendin. Ai shprehu shpresën që Gjykata Kushtetuese të mos e mbështesë këtë iniciativë dhe të mos detyrojë qeverinë të ndërmarrë masa të tjera për rregullimin e situatës.