Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fitim Makashi ka lënë një boshllëk të madh në botën e artit dhe veçanërisht në familjen e tij.I biri i tij, këngëtari Redo Makashi, ka ndarë dhimbjen e thellë në rrjetet sociale, duke njoftuar edhe detajet e ceremonisë mortore dhe homazheve. Redo shprehet se babai i tij u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, dhe homazhet do të mbahen nesër, 1 shkurt, në Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më pas në Varrezat e Sharrës.
Mesazhi i Redo Makashit ishte i prekshëm:
“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”
Ky lajm ka prekur jo vetëm familjen, por edhe publikun dhe komunitetin e artit në Shqipëri.