U përmend në dosjen e Epstein, reagon Pacolli

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar publikisht pas përfshirjes së emrit të tij në dosjen që lidhet me financierin amerikan Jeffrey Epstein. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli e ka cilësuar këtë situatë si një nga momentet më të rënda dhe më të shëmtuara të jetës së tij, duke theksuar se përballja me faktet e asaj që ai e quan “pabesi” ka qenë tronditëse si në plan personal, ashtu edhe profesional. Sipas tij, me kalimin e ditëve po dalin gjithnjë e më shumë të dhëna që hedhin dritë mbi prapaskena të rënda dhe veprime të qëllimshme kundër tij.
Në reagimin e tij, Pacolli shprehet se kjo pabesi nuk ka qenë e kufizuar vetëm në mashtrime apo falsifikime dokumentesh, por ka përfshirë edhe tentativa të vazhdueshme për poshtërim, vjedhje, përbuzje, gënjeshtra dhe intriga, si dhe përpjekje për të përfshirë bashkëpunëtorë të tjerë në veprime kriminale. Ai thekson se këto akte, sipas tij, synonin të dëmtonin gjithçka që ai ka ndërtuar ndër vite: reputacionin, respektin ndaj njerëzve, moralin personal dhe pronën e tij. Pacolli shton se personat përgjegjës, duke mos pasur guximin të përballen me veprimet e tyre, kanë vazhduar përpjekjet për të rrënuar figurën e tij publike.
Pacolli ka bërë të ditur se faktet dhe provat për këto veprime do t’i bëjë publike sapo të nisë trajtimi i çështjeve përkatëse në gjykatat penale dhe civile në Kosovë, Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Libi. Ai thekson se ky proces ka dy qëllime kryesore: së pari, të rritet vetëdija se pabesia dhe keqpërdorimi i besimit nuk mund të kalojnë pa pasoja ligjore; dhe së dyti, të shërbejë si mësim për të tjerët që ndodhen ose mund të ndodhen në situata të ngjashme, duke nënvizuar se besimi te bashkëpunëtorët është i natyrshëm, por kontrolli dhe transparenca janë të domosdoshme.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment