Pse Erion Veliaj kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë?

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në GJKKO një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Seanca për shqyrtimin e kërkesës do të zhvillohet nesër dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa Veliaj përballet me 13 akuza të rënda në një dosje prej rreth 60 mijë faqesh.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 dhe akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe vepra të tjera penale, me dënime të parashikuara deri në 15 vite burg. Që pas arrestimit, ai ka ndërmarrë një fushatë të ashpër sulmesh ndaj drejtësisë, duke akuzuar SPAK dhe prokurorin Ols Dado, pa paraqitur prova konkrete në mbështetje të pretendimeve të tij.

Sipas CNA, Veliaj ka shmangur përballjen me gjykatën për më shumë se 7 muaj, duke shtyrë 14 seanca përmes kërkesave dhe justifikimeve të ndryshme. Ndërkohë, prokuroria argumenton se masa e sigurisë u vendos për shkak të rrezikut të prishjes së provave, situatë që sipas hetimit mbetet e pandryshuar edhe sot.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment