Një deklaratë që ndezi protestën – Lapaj për Ramën: Po sfidon drejtësinë hapur

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha se kryeministrit Edi Rama po i bie fasada e njeriut që është krah drejtësisë.

Ai tha se me Belinda Ballukun, dy ditë më parë në Divjakë, i bëri karshillëk drejtësisë, shoqërisë dhe SHBA.

“Vëllezër, motra, nëna e baballarë sot jemi në ditën e 55 të qëndresës përballë godinës që do të mbahet mend si godina që u zaptua nga Edi Rama dhe hajdutët e tij.

Çdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i dalin skandalet, ndërkohë që i marruri peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimi në krah të drejtësisë në fillimet e veta e kishte thjesht fasadë qëndresa jonë dhe përballja me të po i rrëzon fasadën duke e rreshtuar si njeriu kundër drejtësisë.

Ai dy ditë më parë ishte në Divjakë, në krah kishte Ballukun si karshillëk që i bën shoqërisë duke iu thënë se nuk ka problem që iu vjedhin, unë i mbaj në krah.Me Belindën në krah i bënte karshillëk drejtësisë.

Ai me Belindën në krah i bënte sfidë SHBA, që i kanë shpallë luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Koha të bëhemi krah për krah kundër Edit që mban në krah Belindën.”, tha Lapaj/SOT

Leave a comment