ALARM NË GJASHTË RAJONE/ Reshje intensive shiu pritet të godasin Greqinë

Shkurti nis me mot të ashpër në Greqi, ku meteorologët paralajmërojnë një sistem të fuqishëm presioni të ulët që do të sjellë reshje të dendura shiu, stuhi të forta, erëra ciklonike dhe reshje dëbore në disa zona. Përkeqësimi i motit pritet të nisë nga pasditja e së shtunës dhe të kulmojë gjatë së dielës, duke prekur pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Meteorologu Thodoris Kolidas thekson se sistemi nuk është i zakonshëm, por “i fortë dhe i organizuar”, me qendër në Detin Jon. Sipas tij, reshjet do të nisin nga jugperëndimi dhe do të përhapen drejt lindjes, ndërsa të dielën në mëngjes fronti kryesor do të kalojë mbi Pellgun e Atika me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për përmbytje.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ndërkohë, meteorologia Nicoletta Ziakopoulou paralajmëron erëra shumë të forta deri në 9–10 Beaufort, veçanërisht në zonat detare, si pasojë e një strukture të plotë ciklonike të ushqyer nga ujërat e ngrohta të Mesdheut. Sipas Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë, moti pritet të nisë të përmirësohet nga pasditja e së hënës, ndërsa në ditët në vijim parashikohen kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave.

Leave a comment