Aksidenti në qendër të Shkodrës, përplaset nga makina humoristi i njohur Nexho Shabani

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim nga policia/Top Channel

Leave a comment