Erion Veliaj do të lërë për disa orë qelinë këtë të diel, më 1 shkurt, për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës rikthehet përballë togave të zeza rreth një vit pas arrestimit të tij, më 10 shkurt 2025, për të mësuar vendimin lidhur me kërkesën për ndryshim mase sigurie.
Burime bëjnë me dije se, pavarësisht se është ditë pushimi, seanca do të mbahet për shkak të afateve ligjore pesëditore nga dorëzimi i kërkesës. Në orën 09:00, grupi i sigurisë së burgjeve është njoftuar që ta shoqërojë Veliajn drejt Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e tij.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Ndërkohë, çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake dhe pa paraqitur argumentet kanë mbetur vetëm Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas përfundimit të kësaj faze, gjykata do të vendosë nëse dosja kalon për gjykim, kthehet për plotësim hetimesh apo pushohet. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë episode, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.