U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijak, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së martës, më 27 janar, në derën e banesës së tij. Ai ndërroi jetë në spital, ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Sipas policisë, mbrëmjen e ngjarjes në banesën e Çumanit kanë shkuar dy kushërinj, Dorian Ferra dhe Indrit Ferra. Pas një konflikti fizik, ata kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e plagosur rëndë; plumbi i ka përshkuar trupin tejpërtej.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Pas një takimi të vajzës me Dorianin në një lokal, ku u vunë re mesazhet e reja nga Çumani, dy kushërinjtë dyshohet se shkuan në banesën e viktimës. Të dy janë shpallur në kërkim nga policia.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment