Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë narkotike kokainë me makinën e tij në Perugia.Edhe pse çau postbllokun duke mos ndaluar, nuk i shpëtoi dot ndjekjes dhe prangosjes.
Autoritetet raportojnë se i riu është një personazh i njohur dhe i skeduar për forcat e rendit, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.Pas kontrollit, të dyshuarit iu gjetën në posedim katër pako që përmbanin kokainë, me peshë totale 2.5 gramë, dhe një pako me hashash me peshë 0.7 gramë. Përveç kësaj, u gjetën dhe u sekuestruan 140 euro në para të gatshme, të cilat me shumë gjasa besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës, informon media italiane.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
I dyshuari, pasi kishte përfunduar formalitetet e kërkuara dhe ishte shpallur i arrestuar, u mbajt në qelitë e paraburgimit të Kompanisë së Karabinierëve të Perugia-s, me urdhër të prokurorit në detyrë të Zyrës së Prokurorit Publik. Gjykata urdhëroi për të masën e detyrimit për paraqitje në vlerësimin e masës së sigurisë.Shefi i Shtabit të ushtrisë iraniane mesazh të qartë SHBA-ve: Jemi të gatshëm për çdo gjë, mund të shkatërroni armët bërthamore, por…
editorshqiplajme53 minutes ago 0