“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për të hapur rrugë për rindërtimin e tij.Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës dhe premtoi se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve.

“Kemi 30 vjet që punojmë, me taksa me të gjitha. Sot, ne hidhemi në rrugë, jemi me ilaçe, jemi të sëmurë. Nuk na la policia në Këshillin Bashkiak”, u dëgjua të thoshte një prej qytetareve.“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak, që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u përgjigj Spiropali.

Tregtarët protestojnë pasi nuk janë dakord me vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës.Ata kërkojnë që zhvendosja të bëhet në zona më pranë qytetit, për të mos humbur klientelën dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment