Ndodh për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave i kalon…

Në Shqipëri, në fund të vitit 2025 qarkullonin mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025 numri i mjeteve në qarkullim arriti në 1.048.092, nga të cilat 847 mijë ishin autovetura.

Të dhënat tregojnë se autoveturat përbënin 80,8% të totalit të mjeteve, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve është rritur me 9,3%, ndërsa regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5%.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Sa i përket markave të regjistruara për herë të parë, Volkswagen kryeson me 18,6%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5%. Numri i automjeteve për 1.000 banorë ka arritur në 358, nga më pak se 200 disa vite më parë. Megjithatë, ky nivel mbetet nën mesataren europiane prej 550 autovetura për 1.000 banorë sipas Eurostat, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me densitetin më të ulët të automjeteve në Evropë, përpara vetëm Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Leave a comment