Pak orë pas dhunës së rëndë ndaj një familjeje në Durrës, një prej të dëmtuarve ka rrëfyer publikisht frikën dhe panikun që po përjetojnë pas ngjarjes.“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. Nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët,” shprehet V. Meçani, e cila ishte mes personave të sulmuar. Sipas saj, autorët janë ende të lirë, ndërsa vetëm një 44-vjeçar është vënë nën procedim penal dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen nr. 14, Nishtulla. Fillimisht, sipas familjarëve, është goditur 55-vjeçari Fatmir Meçani. Më pas, teksa ai po shoqërohej drejt spitalit nga vëllai, bashkëshortja dhe kunata, automjeti i tyre është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u dëmtuar rëndë.Familja Meçani shprehet se ndjehet e kërcënuar dhe e pambrojtur, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që përballen me dhunë nga të njëjtët persona, të cilët sipas tyre kanë dhunuar edhe familje të tjera në zonë. Pas sulmit, katër anëtarët e familjes janë paraqitur në Policinë e Durrësit për të bërë kallëzimin përkatës.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç dhe V. R., 37 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.