1 mijë fëmijë në urgjencë/ Rriten virozat dhe gripi pas uljes së temperaturave, 93 raste të shtruara, disa në gjendje të rënduar

Rreth 1 mijë pacientë në urgjencë në 20 ditët e fundit.

Ulja e temperaturave ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza dhe grip sezonal tek fëmijët në Lezhë. Vetëm gjatë 20 ditëve të fundit, rreth 1 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën Pediatrike, ndërsa 93 prej tyre janë shtruar për trajtim të specializuar.

Sipas mjekut pediatër Bardhok Gjoka, tre raste kanë qenë në gjendje të rënduar dhe janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, nuk kanë munguar as rastet e infektimit me SARS-CoV-2 tek fëmijët.

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit

I shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij, në pranga 25-vjeçari në Shkodër

Mjekët parashikojnë se fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat dhe gripi do të vijojë të mbetet i lartë edhe në javët në vijim, ndaj apelojnë për kujdes maksimal nga prindërit për të shmangur përhapjen e infeksioneve./TCH

Leave a comment