Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa Selin dhe Gimbo po qëndronin qetësisht në living. Situata u tensionua menjëherë me afrimin e Rogerti, i cili nisi ta sulmonte Selin-in me tone të ashpra dhe fjalë fyese, ndërsa ajo reagoi me qetësi, pa përdorur ofendime.
Rogerti e cilësoi Selin-in si “antivlera e femrës” në Big Brother, duke i përmendur edhe raportin me Greta, të cilën e quajti kunatë, si dhe situata të tjera personale. Ai përmendi puthjet, flirtimet dhe historitë që sipas tij janë të sajuara, duke përfshirë edhe referenca ndaj DJ Xuxuku, në një përplasje verbale që u konsiderua nga banorët si tepër e rëndë.
Nga ana tjetër, Selin reagoi me ironi dhe vetëpërmbajtje, duke mos iu përgjigjur fyerjeve me të njëjtën gjuhë. Ajo vuri në dyshim pretendimet e Rogertit për burrëri, duke i kthyer se “burrneshën” po ia linte asaj. Debati përfundoi me deklarata të forta nga Rogerti, i cili vijoi ta sulmonte Selin-in para publikut, duke e akuzuar se nuk është ajo që paraqitet në Prime.