“Mos qëndroni vetëm, bashkohuni”- Financimet për fermerët, Rama: Paratë janë, bëni projektet! Produktet e freskëta mos t’i çojmë në Evropë, të përpunojmë për tregun vendas dhe të huaj

Edi Rama ka deklaruar se financimet për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë të garantuara, por problemi kryesor mbetet mungesa e projekteve të përgatitura mirë. Duke folur në një takim me fermerët në Divjakë, në kuadër të Skemës Kombëtare 2026, kryeministri theksoi se fondet ekzistojnë si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, por duhet aftësi dhe informacion për t’i përthithur ato.

Sipas Ramës, sfida nuk është mungesa e parave, por mungesa e përgatitjes së sipërmarrësve dhe sektorëve për të ndërtuar projekte të qëndrueshme dhe të argumentuara. Ai nënvizoi se fondet e BE-së do të shtohen në vijim, por përfitimi prej tyre varet nga kapaciteti i fermerëve, bashkive dhe sipërmarrësve për të paraqitur dosje të plota projektesh që justifikojnë financimin.Kryeministri kërkoi një rol më aktiv të kryetarëve të bashkive në bashkëpunim me fermerët, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe koordinimit mes tyre. Sipas tij, fermerët duhet të prodhojnë individualisht, por të bashkohen në interes për shitjen dhe përpunimin, në mënyrë që të krijojnë volum të madh dhe të qëndrueshëm në treg.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Rama theksoi se produktet bujqësore shqiptare nuk duhet të eksportohen të freskëta për t’u përpunuar jashtë vendit, por përpunimi duhet të bëhet në Shqipëri, si për tregun vendas ashtu edhe për atë të huaj. Ai shtoi se krijimi i strukturave apo kompanive të përbashkëta mes fermerëve dhe bashkive është një rrugë e hapur për të përfituar nga financimet, duke ritheksuar se mbështetja financiare ekziston dhe pret projekte konkrete.

Leave a comment