Kur askush se priste! Visi i Pojës merr lajmin e fortë në Turqi! Ja çfarë sapo ndodhi

Është arrestuar ditën e sotme në Turqi Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçi, një emër i njohur në botën e krimit. Bledar Doçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa arrestimi i tij është kryer në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese.

Ai rezulton në kërkim që prej nëntorit të vitit të kaluar, pas një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane, ku u godit grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga vëllai i tij. Gjykata e Breshias ka lëshuar gjithsej 24 masa sigurie për anëtarët e këtij grupi, të akuzuar për transportimin e rreth 1.3 tonëve kokainë gjatë një periudhe pesëvjeçare, nga viti 2020 deri në 2025.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Ndërkohë, Visi i Pojës rezulton i përfshirë edhe në trafikun e 8 kilogramëve kokainë në Itali, në bashkëpunim me grupin e lidhur me Adi Çoba. Emri i tij është përmendur edhe në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Altin Dumani, i cili e ka përshkruar Elvis Doçin si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe kokainës, të lidhur ngushtë me klanin Xhevdet Troplini.

Leave a comment