Kodin e ri Penal: Burg nëse bën… s*ks kur udhëton jashtë Shqipërisë

Kodi i ri Penal, i cili ka qarkulluar që prej verës së vitit 2025 dhe pritet të miratohet së shpejti në Parlamenti i Shqipërisë, parashikon një sërë ndryshimesh të forta, veçanërisht në ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale. Një nga risitë kryesore është kriminalizimi i përfshirjes së fëmijëve si dëshmitarë të abuzimit seksual, zgjerimi i ndëshkimeve për shfrytëzimin e prostitucionit me të mitur, si dhe futja e veprës penale për organizimin e udhëtimeve për qëllime seksuale.

Në fokus të debatit ka rënë neni 108/b, i cili parashikon ndëshkime edhe për veprime të kryera jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas këtij neni, nëse gjatë një udhëtimi jashtë vendit kryhen marrëdhënie seksuale që lidhen me vepra penale të parashikuara në Kodin Penal shqiptar, personi përgjegjës mund të dënohet me burg sapo të kthehet në Shqipëri, pavarësisht se veprimi mund të jetë i ligjshëm në shtetin ku është kryer udhëtimi.

Drafti thekson se dënimi nuk vlen vetëm për ata që organizojnë udhëtimin kundrejt shpërblimit, por edhe për rastet kur udhëtimi organizohet pa pagesë apo përfitim material. Konkretisht, neni 108/b parashikon burgim nga dy deri në gjashtë vjet për këdo që organizon udhëtime për të tjerë me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale, duke ngritur pikëpyetje dhe debate mbi interpretimin e tij, sidomos në raste kur organizatori nuk është drejtpërdrejt i përfshirë në aktin intim.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment