Habit Brikena: Nuk do e kisha prishur martesën për një shpullë

Banorja e Big Brother VIP 5, Brikena, ka ndarë mendimet e saj mbi martesën dhe marrëdhëniet familjare gjatë një bisede me Gretën dhe Artanin. Ajo u shpreh se do të dëshironte të martohej me një burrë shqiptar, duke theksuar se, sipas saj, vajzat e huaja ndahen më lehtë nga partnerët, pa e menduar gjatë ndikimin tek fëmijët.

Gjatë diskutimit, Brikena solli shembuj nga përvoja personale dhe rrethi shoqëror, duke thënë se në disa kultura një shpullë shihet si arsye e mjaftueshme për t’i dhënë fund një lidhjeje shumëvjeçare. Ajo sqaroi se nuk po flet për dhunë dhe se nuk e justifikon atë, por po i referohej situatave të izoluara të konflikteve në çift.

Banorja theksoi se, nëse do të kishte fëmijë, do të mendonte më parë për pasojat emocionale që një ndarje mund të sillte tek ata. Sipas saj, një nënë shqiptare, edhe kur dashuria mbaron, shpesh zgjedh të qëndrojë për hir të fëmijëve, duke preferuar të vuajë vetë sesa t’i shkaktojë trauma atyre.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a comment