Pas 13 vitesh, më në fund duket se ka “dritë në fund të tunelit” për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.
Tabloidi britanik Daily Mail raportoi këtë të hënë se, pas 12 vjetësh nga aksidenti fatkeq duke bërë ski në Alpet Franceze, gjendja e Schumacher ka njohur një kthesë shumë pozitive. Gazetarët anglezë njoftuan se kampioni i madh gjerman ka lënë shtratin dhe është në gjendje të lëvizë me karrige me rrota.
7 herë kampioni i botës në Formula 1 vazhdon të jetë nën kujdesin e familjes dhe një ekipi të tërë infermierësh, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë mbajtur hermetikisht situatën e tij shëndetësore.
Schumacher qëndroi për shumë vite në koma, ndërsa zgjimi i tij dhe tani lëvizja me karrige me rrota është një lajm i mrekullueshëm për dashamirësit e tij dhe për botën e sportit.