Zbulohen prapaskenat | Dy kërkesa të forta të SHBA-së për dialogun me Serbinë

Serbia nuk ka zbuluar ende kushtet që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur për nisjen e Dialogut Strategjik mes dy vendeve, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar ekzistencën e dy kërkesave formale. Këto kushte pritet të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të Qeverisë serbe.

Analistët vlerësojnë se kërkesat amerikane lidhen me uljen e ndikimit rus dhe kinez në Serbi, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe industrisë minerare. SHBA synon diversifikimin energjetik dhe shkëputjen afatgjatë të Ballkanit Perëndimor nga varësia ndaj Rusisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Një tjetër pikë kyçe mbetet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, ku Uashingtoni kërkon shmangien e tensioneve dhe përparim drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Ndërkohë, Serbia vazhdon të ndjekë një politikë balancimi mes SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj tradicionalë.

Leave a comment